Steven Zhang presidenti i ri i Inter, më i riu në histori

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Skuadra italiane, Inter përmes një video ka zyrtarizuar Steven Zhang si presidentin e ri të klubit.

“Kur unë mbyll sytë, shohë një qytet me aq shumë histori dhe që ende ka çfarë të shkruajë”, ka deklaruar Zhang, njofton football-italia, përcjell Klan Kosova.

26 vjeçari është djali i Zhang Jindong i cili zotëron shumicën e aksioneve të Interit përmes korporatës, Suning dhe tashmë bëhet presidenti më i ri ndonjëherë i Neruazzurëve.

Ai gjithashtu i jep fund periudhës pesë vjeçare të Erick Tohir, pasi që indoneziani është i gatshëm t’i shesë atij 31% të aksioneve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme