Stilistja Lirika Matoshi është shprehur e lumtur e krenare që do ta prezantoj Kosovën në arenën ndërkombatre.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka marrë mirënjohje nga Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi.
Ditëve të fundit koleksioni i ri i veshjeve nga stilistja Matoshi me motiv të luleshtrydheve është bërë pjesë e artikullit në një prej gazetave më prestigjioze amerikane, The New York Times.