Moderatorja Roza Lati kishte ftuar në emisionin “Hangover” ish të dashurin e saj, këngëtarin e njohur “Stinë”.
Një përballje që rrallë herë ndodh, dy ish të dashuruar takohen në ditën e madhe të Shën Valentinit, pa harruar faktin që njëri prej tyre është martuar dhe babai i një vajze të vogël.
Nuk munguan momentet e sikletshme. Një pyetje për këngën “Gëzuar Vitin e Ri”, bashkëpunim mes Stinës dhe Big Bastës ka bërë këngëtarin të flasë troç.
“Këtë këngë e kam bërë sapo u ndava nga ti. Doja të të ktheja sërish”.
Ndonëse Roza ka vënë buzën në gaz, duket se ky ka qenë një ndër momentet më të sikletshme të saj, sa kërkoi menjëherë publicitet edhe pse nuk ishte momenti i duhur.
Tek pjesa e emisionin kur pyetjet nuk i bëjnë më prezantuesit e emisionit por publiku, Stinë sërish u has me një sërë pyetjesh që në qendër kishin lidhjen e tij me Rozën. Megjithatë me sportivitet dhe sinqeritet ai nuk la asnjë pa përgjigje. Gjithashtu nuk la pa përmendur as dashurinë për partneren e tij prej disa vitesh, Gracielën, me të cilën së fundmi janë bërë prindër për herë të parë me vajzën Estia.
“Ke mundur ta harrosh dashurinë e parë?”, pyeste dikush. “Përderisa gjeta një të dytë, normalisht që po!” është përgjigjur Stinë, duke shtuar se është totalisht i dashuruar me të ëmën e vajzës së tij Estia.