Edhe një këngë ka ardhur para përfundimit të vitit 2018.
Kanë kaluar mbi pesë muaj që kur solli këngën e fundit dhe duket se nuk ka dashur të përfundojë vitin pa publikuar projekt të ri.
Bëhet fjalë për këngëtarin shqiptar, Stine, i cili ka ardhur edhe me një këngë të re.
“Adam&Eve”, titullohet kënga e re e reperit, të cilën e ka shoqëruar me një video të veçantë.
Këngëtari kësaj radhe ka bashkëpunuar me Strongz, ku dyshja ka shkruar edhe tekstin e këngës.
Theksojmë se muzikën e ka bërë Stine gjersa videon e ka xhiruar Fullmoon.