Një stjuardesë e cila u sëmur nga fruthi në fluturimin El Al nga New York për në Izrael, ka ndëruar jetë.
Gruaja 43 vjeçare u sëmur në mars.
Rotem Amitai kishte udhëtuar nga Nju Jorku në Tel Aviv disa ditë përpara se të zhvillonte ethet në mars, por nuk është e qartë nëse ajo ishte infektuar në fluturim, në New York apo në Izrael, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit.
Kjo është vdekja e tretë nga fruthi në Izrael që nga nëntori, pas 15 vjetësh që nuk kishte ndodhur një gjë e tillë atje.
Fruthi është një nga sëmundjet më infektive në botë.