Stojanoviq: Pa AKS s’ka kthim në institucione

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 10:25 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka deklaruar se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të kthehen në institucione vetëm ”pasi të respektohet marrëveshja e koalicionit dhe kur Prishtina të dëshmojë vullnetin e qartë për formimin Asociacionit të Komunave serbe (AKS)”, transmeton Koha.net.

“Do të vazhdojmë së bëri presion. Askush nuk do të mund ta marrë përkrahjen ose pjesëmarrjen tonë në çfarëdo qoftë, përderisa të mos ndryshojë situata. Derisa të mos merren masa konkrete që do të shkojnë drejt realizimit të marrëveshjes së koalicionit, derisa të mos shohim vullnetin e qartë për formimin e Asociacionit të Komunave serbe, kthimi ynë nuk do të ndodhë”, ka thënë Stojanoviq për rts.

Ai ka shtuar se serbët që janë që kthyer në Kuvendin e Kosovës do të kenë pasoja politike.

“Nuk është e rëndësishme nëse ata do të qëndrojnë në deri në fund të mandatit në Kuvend, nëse do ta marrin pagën ose jo, me rëndësi është se për politikë të tillë ata nuk do ta kenë përkrahjen nga asnjë pikë e rëndësishme, sidomos jo nga shteti i Serbisë”, ka thënë Stojanoviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme