Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një fjalim para Kongresit të Amerikës, ka thënë se aleanca veri-atlantike është duke kërkuar marrëdhënie të mira me Moskën dhe se nuk synon të izolojë Rusinë.
“Ne nuk dëshirojmë ta izolojmë Rusinë, ne kërkojnë marrëdhënie efektive me Rusinë”, ka thënë Stoltenberg.
Në fjalimin e tij, ai i ka bërë thirrje Moskës që të zbatojë traktatet për kontroll të armëve, që datojnë nga periudha e Luftës së Ftohtë.