Stoltenberg nis takimet zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka filluar takimet me krerët shtetërorë në kuadër të vizitës së tij dyditore në Maqedoninë e Veriut.

Pasi u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, Stoltenberg bashkë me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, gjegjësisht Këshillit Veriatlantik, arritën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u organizua pritje solemne për nder të tyre.

Përpos Xhaferit, në Kuvend të pranishëm ishin edhe delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, si dhe diplomatë të vendeve të ndryshme.

Ndërkohë sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut ai do të realizoj takim dypalësh me kryeministrin Zoran Zaev, pas çka do të mbahet takim i Këshillit Veriatlantik me Komitetin për Integrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Gjithashtu, shefi i NATO-s do të takohet edhe me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski.

Këshilli Veriatlanik është trupi kryesor politik që sjell vendime në NATO. Këshilli i mbikëqyr politikat dhe proceset ushtarake në lidhje me çështjen e sigurisë që ndikojnë në Aleancë. Atë e përbëjnë përfaqësues të të gjitha vendeve, ndërsa kryesues është Sekretari i Përgjithshëm.
Kjo është vizita e parë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe Këshillit Veriatlantik në Shkup pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësimin e vendit në Aleancë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme