Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është i mendimit, se Rusia megjithë sforcimin e madhe ushtarak nuk i arrin dot më qëllimet e saj të luftës në Ukrainë. Sipas Stoltenberg, qëllimi i pushtimit të Ukrainës nga Putini ishte të pengonte që Ukraina të lëvizte në drejtim të NATO-s dhe Bashkimit Europian, është shprehur ai në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA. Por pas dy vitesh luftë, Ukraina është më pranë NATO-s dhe BE, se kurrë më parë.
Stoltenberg bën fjalë për dështim strategjik
Duke iu referuar qëndrimit rus, që e ka parë Ukrainën gjithmonë si pjesë të influencës strategjike të Rusisë, Stoltenberg ka thënë se, “presidenti Putin e ka humbur përgjithmonë Ukrainën”. Ky është një dështim i madh strategjik për Rusinë. Ai është shprehur shumë i sigurtë, se Ukraina do ta arrijë një ditë synimin e saj për të qenë anëtare e NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke gjestikuluar në konferencë shtypiSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke gjestikuluar në konferencë shtypi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens StoltenbergFotografi: Saul Loeb/AP/picture alliance
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i është referuar edhe çmimit të lartë që ka paguar Rusia për këtë luftë. Ky vend ka humbur qindra avionë luftarakë dhe mijëra tanke, në luftë janë vrarë apo plagosur 300.000 ushtarë. Sipas shërbimeve sekrete të SHBA në luftën në Ukrainë janë vrarë apo plagosur 315.000 ushtarë rusë. (Burimi: ZDF 14.12.2023 shën. red.)Po ashtu si pasojë e luftës është rritur inflacioni dhe është ulur standardi i jetesës. Nga ana tjetër politikisht Rusia është më e izoluar, se kurrë më paë.
Putini do të pushtojë zona të tjera
Në të njëjtën kohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi nga zhvillimet që kërkojnë një fund të shpejtë të luftës dhe që besojnë, se Putini pas rizgjedhjes më 17 mars do të ndërrojë kurs. “Ne nuk kemi asnjë shenjë, se Putini do të ndryshojë objektivat e politikën e tij”, është shprehur Stoltenberg. “Ai do të përpiqet të pushtojë territore të tjera.”