Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kërkoi sot Rusisë të tërheqë trupat nga lindja separatiste e Ukrainës, pas tërheqjes së ushtarëve ukrainas dhe rebelëve prorusë në një sektor kyç në linjën e frontit.
“NATO e thotë shumë qartë se Rusia ka një përgjegjësi të veçantë në zbatimin e marrëveshjeve të Minskut dhe se ajo duhet të tërheqë trupat, të gjithë oficerët e saj nga lindja e Ukrainës dhe të ndërpresë destabilizimin e këtij territori”‘, deklaroi Stoltenberg, në vizitë në Odesa.
Kievi dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë për furnizimin e separatistëve prorusë me armë dhe për vendosjen e ushtarëve në lindje të Ukrainës, ku rreth 13 000 persona janë vrarë që prej fillimit të luftimeve pesë vjet më parë.