Urgjenca e Serbisë
dhe koha e papërshtatshme për Kosovën për vazhdimin e bisedimeve është
evidente. Pozitë më të dobët që nga fillimi i bisedimeve të ashtuquajtura
teknike e që në thelb ishin politike, asnjëherë Kosova nuk ka qenë.
Të përfaqësosh një popull të tërë, një histori pa fillim, dhe të pretendosh një
të ardhme pa strategji afatgjate, të mendosh se ke mbështetjen e të gjithëve
është një gabim i shtetit të Kosovës me Kryeministrin aktual Hoti.
Tani Kosova nuk gjendet në agjendën e kohës të BE-së, ajo ka problemet me
pandeminë Covid 19, dhe Kosova është vetëm se punë rutinë e përfaqësuesve të
BE-së.
Prandaj, Kosova duhet të ndalojë këtë maskaradë të BE-së, dhe t’i kthehet
tavolinës së bisedimeve me spektrin politik të brendshëm, të përafrohet dhe të
organizojë gjithqka nga e para për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe
bizneseve që as për së afërmi sështë ndihmuar në kohën më të vështirë të
rritjes dhe zhvillimit të saj.
Kosova nuk ka kapacitete të zgjerohet në të gjitha sferat, në atë të brendshëm
dhe të jashtëm, pasi që mungesa e bashkëpunimit mes subjekteve politike e bënë
vendin pa strategji.
Edhe gjykata e dhomave të specializuara ka qenë njëra nga marionetat e BE-së.
Ajo provoi të përdorë gjykatën si lloj shantazhi për politikanët kosovarë. Siq
duket kjo mënyrë ka qenë frytdhënëse në disa nga shtetet e BE-së.
Kosova deri para propozimit të aktakuzës kundër Presidentit Thaqi ishte në
pozitë më të mirë në aspektin e bisedimeve karshi serbisë dhe ndërmjetsuesve të
Bashkimit Evropian.
Tani kjo pozitë u thye dhe përfaqësuesit u ndanë. Kosova u bë temë botërore me
propozim aktakuzën ndaj Presidentit të Republikës.
Kosova ra në grackën e politikës së liderëve evropian, që hapur mbajnë anën e
Serbisë.
Prandaj, kjo politikë e jashtme e gabuar duhet të ndalet urgjentisht, bisedimet
duhet të shtyhen deri në një kohë tjetër, dhe uniteti të jetë njëra nga hapat e
parë për më tutje, dhe pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës të
mendohet një fillim i dialogut.
Përndryshe, kjo politikë e jashtme e shtetit të Kosovës që lexohet si gazetë
edhe nga një amator do ta dërgon Kosovën në një moment që ndoshta zgjidhja do
të vjen nga një zarf i cili do t’a “sakatojë” Kosovën, dhe një
gjendje e tillë do të jetë një pandemi e përhershme për Kosovën.
Autor: Msc. Skender Berisha