Storjet e emigrantëve në kabinat telefonike

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 15:46 | Nga

Edhe pse kabinat telefonike thuaja janë zhdukur në New York dhe gjetiu, tri të tilla janë instaluar në Times Square për të dëgjuar emigrantë që e tregojnë rrugëtimin e tyre migrues.

Ky projekt i artistit amerikan me prejardhje afgane, Aman Mojadidi, ndërlidhet me klimën politike aktuale nën regjimin politik të presidentit të ShBA-ve, i cili ka qëndrim të ngurtë ndaj imigracionit në ShBA.

Kështu, nga katër kabinat e mbyllura që kanë mbetur deri më tani në New York, tani po iu shtohen edhe tri të tjera, në suaza të këtij projekti artistik “Once Upon a Place” (Ishte njëherë një vend), projekt i realizuar në partneritet me shoqatën “Times Square Arts”, transmeton albinfo.ch.

Brenda kabinës telefonike merret dëgjuesja e telefonit në duar, për të dëgjuar storiet e rrugëtimeve të New Yorkasve që kanë ardhur nga gjetiu. Emigrantët në fjalë flasin për rrugëtimin e tyre, në gjuhen e tyre, gjatë 15 minutave, pa iu shtruar asnjë pyetje, ka thënë artisti.

Kështu që deri më 5 shtator në Times Square mundeni të dëgjoni 5 orë e 30 minuta incizime me dëshmi të rreth 70 emigrantëve.

Artisti nuk ka dëshiruar t’i përkthejë dëshmitë në gjuhën angleze. Ai ka thënë se edhe nëse nuk e kuptoni gjuhën e emigrantëve, “ju mund ta ndjeni emocionin e personit, sikur të ishte një këngë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme