Thomas Strakosha ishte një ndër lojtarët më të mirë të Shqipërisë në sfidën e sotme. Pritjet e tij vendimtare i siguruar fitoren e parë kuqezinjve në ndeshjen debutuese të Ligës së Kombeve.
Në mikrofonin e “RTSH” pas sfidës Strakosha u shpreh:
“Rëndësi ka që fituam. Nuk arrihet nga një lojtar fitorja. Të gjithë dhamë maksimumin. Kemi luajtur shumë mirë. Kemi bërë gabim nga përqendrimi. Kualitetet ishin shumë mirë deri në minutën e 80-të, më pas u ndje pak lodhja. Kemi ndeshjen tjetër dhe jam pozitiv. Nuk mendova asgjë gjatë episodit me Dabur. Rëndësi ka që nuk pësova gol. Panuçi na tha që ta luanim topin shpejt për të krijuar hapësira. Ato që na thanë trajnerin dolën mirë, prandaj edhe ne shënuam, se luajtëm shpejt”.
Rasti i rrezikshëm te porta e Strakoshës…
Në fillim mendova t’i bëja penallti, por falë Zotit nuk i bëra. Më pas, as ai nuk goditi direkt topin, dhe kisha kohë të reagoja.
Një mesazh për mbrojtjen, të mos gabojnë aq shumë, pasi nuk do i shpëtoni gjithmonë…
Ne rikuperojmë gabimin e shokëve, njëherë gabon porta, një herë mbrojtja, një herë sulmi. Prandaj jemi të gjithë një ekip, të rikuperojmë gabimet e të tjerëve.