Thomas Strakosha rinovoi kontratën e tij me skuadrën e Lazios, pasditen e sotme dhe nuk ngurroi të shprehë gjithë kënaqësinë e tij në rrjetin social Facebook.
“Ky rinovim më mbush me kënaqësi. Bashkë deri më 2022-shin, Go Lazio”, shkruante Strakosha në llogarinë e tij në Facebook.
Portieri i kombëtares shqiptare do të jetë i lidhur me Lazion deri në vitin 2022, me një kontratë shumë më të majme sesa aktualja. Strakosha po bën paraqitje të shkëlqyera me fanelën e bardhekaltërve, duke u bërë shpeshherë edhe protagonist i fitoreve të arritura.