Mariah Carey i ka zënë vendin aksidentalisht Meryl Streep në çmimet Golden Globe. Aktorja fituese e 9 çmimeve Golden Globe ka folur për situatën gjatë një interviste për Jimmy Kimmel.
Kur u pyet nëse ishte e vërtetë historia, 68-vjeçarja Streep me humor ka thënë “Ajo më zuri vendin tim!”. Meryl rrëfen se kur shkoi atje pa se këngëtarja ishte ulur afër Steven Spielberg.
“Ajo më tha “Oh, zot më detyruan të ulem”. Aktorja thotë se pas pushimit të reklamave, të gjithë ulen ku të gjejnë karriget, njësoj si loja e “karriges muzikore”.
Një natë më parë Mariah pranoi gabimin dhe kërkoi falje në Twitter. “E dashur Meryl, të lutëm me fal! Mund të ulesh në karrigen time kur të duash”.