Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi së fundi u bë temë në mediat rozë për shkak të shoqërimit me reperin tjetër, Noizy.
Dyshja e njohur pas disa vitesh rivalitet, duket se i kanë dhënë fund konflikteve dhe tashmë marrëdhëniet e tyre janë rregulluar.
Por, i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë, Stresi përveç tjerash i ftuar në emisionin “Stay Tuned” ka folur për shumë gjëra, përfshirë edhe spektaklin Big Brother VIP, duke thënë se nuk do të bëhej asnjëherë pjesë e një formati të tillë.
Reperi u shpreh se e ndjek spektaklin dhe është në dijeni të të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, madje ai edhe komentoi disa prej tyre.
“Nuk më duket e drejt të shkoj të tregoi jetën time komplet aty, nuk duhet kurrë të flasësh për personin që ke dashur, është turp tani dal unë tani dhe të flas për ish-gruan time Kejsin, të thuash kam qenë i lidhur me atë dhe ka qenë kështu, nuk duhet se t’i ke kaluar mirë me të dhe duhesh ta mbash sekret atë pjesë”, ka thënë Stresi lidhur me BB VIP.