Gjykata e Apelit në Shqipëri shpëton nga burgu, Arkimed Lushën, reperin e njohur si Stresi.
Gjatë paradites së të premtes gjykata, konvertoi dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, nga 2 muaj burgim në 18 muaj në shërbim prove.
Sipas, reperi duhet të paraqitet periodikisht dhe të tregojë se nuk shoqërohet më me persona të dënuar dhe të mos kryejë vepra të ngjashme apo më të rënda nga ajo që u dënua.
Arkimed Lusha u procedua penalisht, pasi në janar të vitit 2015 u arratis nga ambientet e komisarit nr.3 në Tiranë, pasi ishte ndaluar për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike dhe kishte kundërshtuar punonjësit e policisë, transmeton t.ch.
Për këto vepra Prokuroria kërkoi në shkallën e parë të gjykimit, dënimin e Stresit me 6 muaj burgim, por gjykata pranoi vetëm 2 muaj burgim. Ndërsa Gjykata e Apelit, pas ankimit të bërë sërish nga Prokuroria, e cila kërkonte rritjen e masës së dënimit, vendosi ta konvertojë dënimin nga 2 muaj burgim në 18 muaj në shërbimin e provës.