Kevin Strootman ka akuzuar ekipin e Romës pas largimit të tij nga klubi.
Mesfushori holandez ka thënë se nuk deshi të largohej nga Stadio Olimpico.
Por, ai akuzoi klubin për shitjen e tij pas blerjes së Steven N’Zonzi nga Sevilla.
“Më thonë se jam gjithmonë i hidhëruar. Nuk është kështu, është vetëm fytyra ime”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”.
“Nëse klubi nuk do të më shiste, do të mbetesha te Roma”, theksoi Strootman.