“Struma”, rruga e tragjedisë në Bullgari – duket si autostradë

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Pjesa e autostradës së Strumës ku ndodhi përplasja e autobusit nga Maqedonia e Veriut me të paktën 45 viktima është ndër të parat në këtë autostradë. Pjesa e shënuar si “Lot 0” mbulon itinerarin nga rrethrrotullimi afër fshatit Dragiçevo deri në kryqëzimin për fshatin Dolna Dikanya.

Kjo pjesë e “Strumës” është planifikuar në vitet e socializmit, është vënë në funksion në fillim të vitit 2007, por gati 15 vjet më vonë nuk ka marrë kurrë statusin e autostradës, por një rrugë ku mund të shkosh me shpejtësi të lartë me shpejtësi 120. km/orë.. Arsyeja është se traseja nuk është aktivizuar si autostradë, pasi nxjerrja e Aktit 16 është vonuar për shkak të shpronësimeve të papërfunduara të tokave private, shkruan gazeta bullgare, Dnevnik, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, ndërtimi filloi në vitin 2003. 

Sa i përket mirëmbajtjes, përgjegjësia i është caktuar firmës shtetërore “Autostrada”. Një nga angazhimet është rinovimi i shënjimit çdo vit, zakonisht në pranverë dhe verë.

Dnevnik i ka dërguar pyetje në Agjencinë e Infrastrukturës Rrugore se kur është kontrolluar për herë të fundit vendi dhe kur janë rifreskuar shenjat dhe sinjalistika rrugore, por për momentin nuk ka përgjigje.

Një komision i formuar dje pranë Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike, do të japë më shumë qartësi për këto çështje. Rezultatet prej tij priten javën e ardhshme.

Të ngjashme