“Kosova pikë e zezë në Evropë”, “Votojeni demarkacionin”, “Stop izolimit” ishin vetëm disa nga thirrjet e studentëve të cilët protestuan para Kuvendit duke kërkuar nga deputetët që të votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Disa nga studentet ishin veshur në rroba që simbolizojnë të burgosurit, raporton Ekonomia Online.
Arber Rama, student i Integrimit Evropian, tha se ratifikimi i marrëveshjes nuk duhet të varet nga Lista Serbe.
“Arsyeja pse sot jemi këtu është me kundërshtuar izolimin që po i bëhet Kosovës. Që nga pavarësia po gënjehem që do të lëvizim te lirë. Ne po ju kërkojnë nga deputete shqiptar ta votojnë, mos e leni ne dorën e një liste që është e dirigjuar nga Serbia”.
“E dimë që nuk do të udhëtojmë menjëherë por është bllokim i proceseve. Deputetët duhet të jenë unik dhe të mos varen nga Lista Serbe”.
Valentin Beiqi, një nga organizatorët e protestës, tha se deputetet duhet të votojnë kundër izolimit.
“Protesta nuk është mbështetur nga partitë politike. Ju bëj thirrje deputetëve që të votojnë kundër izolimit. Votojeni demarkacionin”, tha ai.