Organizata “Demokracia Studentore” sot dorëzon peticionin në Ambasadën e Francës për lirimin e ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj.
Ky peticion është bërë për t’i mbrojtur vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ç’rast janë mbledhur nënshkrimet e studentëve të Universiteteve të Kosovës kundër ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë.