Pas protestave të një dite më para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme, studentët sot kanë vendosur që të protestojnë përpara parlamentit, teksa brenda tij mbahet seanca plenare.
Para Parlamentit ndërkohë janë mbledhur studentët e parë. Ndërkohë, në fakultetin e Shkencave Sociale, Shkencat e Natyrës, Juridik dhe Histori-Filologji, vijon bojkoti i mësimit, ku tashmë të rinjve u janë bashkuar dhe pedagogët.
Studentët vazhdojnë ti qëndrojnë kauzës së tyre për plotësimin e 8 kërkesave, për arsim cilësor.