Parlamenti Studentor i UPZ-së iu bën thirrje studentëve që t’i bashkëngjiten protestës mbarëpopullore në mbështetje të Ramush Haradinajt
Parlamenti Studentor iu bën thirrje të gjithë studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, që t’i bashkëngjiten protestës gjithëpopullore në mbështetje të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, që është organizuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.
“Të gjithë e dimë se gjenerali ynë po mbahet padrejtësisht në Francë, prandaj me moton ‘Haradinaj është Kosova’ do protestohet në mënyrë paqësore, të shtunën, nga ora 13, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Me pjesëmarrjen tonë do të tregojmë se studentët janë zë i fuqishëm që dinë gjithmonë iu paraprijnë proceseve të rëndësishme dhe kësisoj do të përçojmë mesazhin e përkrahjes së pakusht për luftën e pastër çlirimtare të djemve dhe vajzave më të mira të Kosovës. Nisja do të bëhet në mënyrë të organizuar nga Stacioni i Autobusëve në Prizren në ora 10:30”, thuhet në komunikatë.