“SKOPI Studentor” ka organizuar aksion simbolik për emërimet e fundit të Qeverisë në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASh), raporton Ekonomia Online.
Kryetari i “SKOP Studentor”, Florian Bivolaku ka thënë se MASh-i është shndërruar në përshesh ministri që rehaton militantët partiak.
“Ne jemi këtu para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministria e cila me vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës është shndërruar në përshesh ministri e cila shërben për rehatimin dhe shpërblimin e militantëve partiak”.
Bivolaku mes tjerash ka thënë se studentët po përballen me pasoja të shumta si pasojë e sistemit të dobët arsimor në vend.
“Për gjatë viteve të fundit të studimeve në përballemi me probleme të shumta si pasojë e sistemit të dobët arsimor. Përkundër kësaj ne vazhdojmë të studiojmë me përkushtim që t’i bëjmë këto ndryshime të nevojshme”.
“Në mënyrë shpërfillëse qeveria e Kosovës emëron zëvendëskryeministër një të pa diplomuar i cili nuk ka ndonjë meritë dhe tërë aktiviteti i tij jetësor ka qenë shërbimi i tij ndaj atyre që kanë shkaktuar që Agjencia e Akreditimit të përjashtohet nga ENQA”.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti që të shkarkojë nga detyrë ministrin Ramë Likaj si dhe zëvendësministrin Driton Bardheci, raporton EO.
“Në të njëjtën kohë e kemi edhe ministrinë e Arsimit i cili është duke u akuzuar për plagjiaturë dhe të njëjtit arsimi dhe shkenca iu është besuar këtyre dy personave”.
“Ne mendojmë që kryeministri Hoti pa kushtëzime duhet të shkarkojë këta dy persona dhe në vend të tyre të emërohen persona adekuat”.