Studentët kosovarë pjesëmarrës në garën e “Harvard Model United Nations”

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 15:20 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Studentët nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Mitrovicës do të përfaqësojnë Kosovën në garën “Harvard Model United Nations” e cila do të mbahet në Boston të ShBA-së.

Pjesëmarrja e studentëve në këtë garë, e cila mbahet për herë të tretë këtë vit mbështetet financiarisht nga MAShT.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, me këtë rast, theksoi se kjo ngjarje tradicionale e Universitetit të Harvardit mbledhë për çdo vit më shumë se 1500 studentë nga e gjithë bota dhe theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyeshme që studentët tanë të tregojnë shkathtësitë e veta në negociim, në simulim, në të kuptuarit ë politikave ndërkombëtare.

“Për mua dhe për MAShT ka qenë një nder që kemi mundur t’i ndihmojmë këta studentë që ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës dhe të tregojnë se rinia kosovare, studentët e Kosovës, me asgjë nuk janë prapa kolegëve të tyre, sepse kanë krijuar një traditë të përfaqësimit dinjitoz”, tha Ministri dhe u shpreh i sigurt se këta studentë do të jenë përfaqësues të dinjitetshëm të Kosovës.

Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina”, Haxhi Gashi dhe u.d. i dekanit të Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini”, Bashkim Preteni, theksuan rëndësinë që këto dy universitete do të marrin pjesë në këtë garë prestigjioze dhe falënderuan ministrin Bajrami për mbështetjen.

Edhe studentja Albulena Uka theksoi rëndësinë që kanë mundësi të tilla për studentët, për punën dhe zhvillimin e tyre akademik.

“Studimet janë cak i çdo studenti, por nuk pajtohem me ata që thonë që studentët janë studiues sepse kjo nuk qëndron, Studentët janë luftëtarët e vërtetë të dijes”, ka thënë U16523297_1679920285358293_464288531_oka e cila ka falënderuar ministrinë e arsimit për mundësin për të qenë pjesë e kësaj gare.

 

Të ngjashme