Lëvizja Studentore për Barazi – “Studim, Kritikë, Veprim” (SKV), të martën ka mbajtur aksion simbolik para Fakultetit Ekonomik lidhur me parregullsitë e shumta siç thonë ata në këtë fakultet, raporton Ekonomia Online
Lidhur me këtë Edi Zenelaj, anëtar i kësaj organizate, tha se po bëhen shumë padrejtësi tek emërimi dhe riemërimi i stafit akademik.
“Në maj të këtij viti ky fakultet ka shpallur konkursin për riemërimin e stafit të ri akademik ku ka pasur shumë shkelje dhe padrejtësi. Poashtu dihet që në medie kanë qarkulluar se ka pasur edhe emra me dënime gjyqësore, dënime me burg, dhe veprime që e forcojnë nepotizmin”.
Tutje Zenelaj tha se pjesë e stafit janë bërë njerëz të dënuar e akuzuar për vepra penale, raporton EO.
“Rektorati nuk ka reaguar fare dhe nuk ka marrë masa ndëshkuese, andaj ne parashtrojmë pyetje se si është e mundur që të ligjëroj dikush që ka vepra penale dhe pse po vonon stafi i etikës. Fakulteti Ekonomik ka parregullsi të mëdha”.
Ata kanë kërkuar që të ndalet nepotizmi në këtë fakultet duke pralajmëruar edhe protesta të tjera.