Studentët me aksion simbolik para qeverisë, të shqetësuar për raportet Kosovë-ShBA

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 20:28 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Studentët e Universitetit të Prishtinës para qeverisë së Kosovës kanë mbajtur aksion simbolik lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Ekonomia Online.

Bekim Ibishi  student është shprehur se me anë të këtij aksioni i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës që të mos cenojë mardhëniet me ShBA-të, ka thënë për EO.

Ai u shpreh se janë këtu si stundentë të shqetësuar me deklarimet gjatë së mërkurës të zyrtarëve amerikan për tërheqje të trupave dhe sanksione ndaj shtetit të Kosovës.

Ibishi u shpreh se  nuk janë pjesë e ndonjë partie opozitare apo partie tjetër por kanë dalë për të protestuar si studentë në mënyrë që të mos cenohet e ardhmja e vendit dhe qytetarëve.

Studentët në rrethojat e objektit të qeverisë kanë  vendosur flamuj  të ShBA-ve.

Të ngjashme