Studentët kosovarë do të nënshkruajnë peticion për lirimin e Ramush Haradinajt, i cili do të zhvillohet nëpër universitete e Kosovës dhe do t’i dorëzohet Ambasadës së Francës në Kosovë.
Kryetari i organizatës Demokracia Studentore, Mexhid Ramusa ka thënë se si studentët e kanë për obligim moral t’i mbrojmë vlerat e luftës dhe çlirimtarët, pasi që nga universiteti kanë lindur celulat para të UÇK-së.
Sipas tij, ata do të marrin këtë iniciativë për lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili padrejtësisht po mbahet në Francë me urdhër-arrest të Serbisë, e cila ka kryer gjenocid në Kosovë dhe sot në botë lëvizin të lirë, ndërsa, ata që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës po mbahen nën arrest.