Studenti i vitit të gjashtë të Universitetit për Biznes dhe Teknologji, Arbër Bajgora, ka arritur sukses në kongresin e ISC-së, me temën “Përdorimi i implanteve në protezën e veshit”, të prezantuar në këtë kongres, raporton Ekonomia Online.
Sipas njoftimit të UB-së, Bajgora që është student në drejtimin e Stomatologjisë, temën e ka punuar nën monitorimin e profesor Genc Demjahës.
“Arbër Bajgora, student i vitit të gjashtë në UBT, në drejtimin e Stomatologjisë, arriti një sukses të lartë me temën e tij të punuar nën mentorimin e Prof. Dr. Genc Demjaha. Tema e tij mbante titullin “Përdorimi i implanteve në protezën e veshit” dhe u vlerësua lartë nga kolegët dhe ekspertët e fushës”.
“Kongresi ISC mirëpret çdo vit mbi 200 studentë të fushave mjekësore nga qytetet universitare të Austrisë dhe vende të ndryshme të botës. Suksesi i Arbër Bajgorës jo vetëm që sjell krenari për të, por gjithashtu frymëzon kolegët, studentët dhe anëtarët e fakultetit që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt përsosmërisë akademike”, thuhet në njoftimin e UBT-së.