Studenti kosovar në Suedi njoftohet nga Banka se nuk mund t’i transferojnë para nga Kosova: Është shtet i sanksiouar dhe zonë lufte

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Një student nga Kosova i cili po studion në Suedi, ka thënë se është informuar nga Banka e Suedisë se nuk mund t’i transferohen para nga Kosova.

Sipas tij, Banka e Suedisë e ka njoftuar atë se Qeveria e Suedisë e ka sanksionuar Kosovën si vend me korrupsion të lartë dhe zonë lufte.

Genci përmes një shkrimi në Twitter, i ka kërkuar shpjegim Ambasadës së Suedisë në Kosovë dhe Ambasadës së Kosovës në Suedi, pse po e trajtojnë Kosovën si Iranin dhe Rusinë.

“Mund të shpjegoni pse Suedia e trajton Kosovën ashtu si Iranin apo Rusinë? Unë u informova nga Banka e Suedisë se Kosova është e sanksionuar nga qeveria suedeze si vend shumë i korruptuar dhe zonë lufte dhe ne nuk mund të transferojmë para nga Kosova”, ka shkruar Genci.

Ai më tej ka sqaruar se si studentë atje, varet nga të ardhurat e prindërve që i dërgojnë nga Kosova, por që tash ka mbetur pa paguar qiran e pa ushqim.

“Si student që jetoj në Suedi, burimi im kryesor i të ardhurave janë paratë nga prindërit e mi në Kosovë. Tani nuk mund të transferoj asnjë para në llogarinë time bankare suedeze sepse dikush vendosi që Kosova nuk është mjaftueshëm e mirë edhe për të dërguar para në Suedi. Unë kam qira për të paguar dhe ushqim për të blerë”.

“Sanksioni Kosovën për korrupsionin e tyre. Duke qenë se neve nuk na mjafton regjimi i vizave, të mos e shohim familjen prej muajsh tash nuk marrim dot as para prej tyre. Paratë në të cilat po shpenzoj në Suedi dhe jo anasjelltas. Por hej, faleminderit shumë!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme