Shkencëtarët nga Universiteti i Londrës kanë zbuluar se shqiptimi i gënjeshtrave të vogla e bën trurin e njeriut pa ndjenja dhe e inkurajon që në të ardhmen të flet gënjeshtra edhe më të mëdha.
Hulumtimi është publikuar në revistën shkencore “Nature Neuroscience” dhe në kuadër të hulumtimit është skanuar truri i njerëzve të përfshirë në eksperiment, i cili është i varur nga suksesi individual.
Bazuar në rezultatet e studimit u vërtetua se kur njeriu shqipton gënjeshtrën e parë, në kuadër të bërthamës së trurit, amigdal, shkaktohen lëvizje të konsiderueshme. Gjithashtu, është vërejtur se kur njëriu të vazhdon me shqiptimin e gënjeshtrave, reagimi në amigdal është shumë më i vogël.
Shkencëtarët nënvizojnë se rënia e dukshme e reagimeve në këtë pjesë të trurit gjatë vazhdimit të shqiptimit të gënjeshtrave, e inkurajon njeriun që në të ardhmen të flet gënjeshtra edhe më të mëdha.
Tali Sharot, një nga shkencëtarët i cili mori pjesë në këtë studim, tha se kur njeriu përgatitet të thotë gënjeshtra për ndonjë sukses personal, amigdali prodhon emocion negativ i cili mund të kufizojë kornizën e gënjeshtrës.