Të gjitha vaksinat mRNA janë efektive dhe ofrojnë mbrojtje të konsiderueshme, por Moderna është më efektive se Pfizer / BioNTech, sipas një krahasimi rreth efektivitetit të tyre. Krahasimi u bazua në një analizë të të dhënave elektronike mjekësore të gati 450,000 personave që ishin vaksinuar me të dyja vaksinat.
Sipas studimit, vaksina Moderna ul me 21 % më shumë rrezikun e infeksionit dhe me 41% rrezikun e shtrimit në spital në krahasim me Pfizer/BioNTech.
“Të dyja vaksinat janë efektive. “Por pavarësisht se cili lloj mbizotëronte – fillimisht Alfa dhe më pas Delta, Moderna ishte pak më efektive,” tha Juan Kazas, një profesor i asociuar në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe Spitalin Brigham & Women’s në Boston.
Efektiviteti u krahasua në bazë të pesë treguesve: rastet me Covid-19, rastet simptomatike, shtrimet në spital, shtrimet në ICU dhe vdekjet nga Covid-19.
Krahasimi u bë fillimisht te 219,842 veteranë të ushtrisë amerikane që ishin vaksinuar me Pfizer midis janarit dhe majit 2021 dhe po aq të tjerë që ishin vaksinuar me Moderna. Në 24 javët e ardhshme pas vaksinimit (në një kohë kur varianti alfa ishte i përhapur), rreziku i infeksionit me koronavirus u vlerësua në 4.52 raste për 1000 njerëz të vaksinuar me Moderna kundrejt 5.75 për 1000 me Pfizer, transmeton abcnews.al
Gjithashtu, krahasuar me të vaksinuarit me Moderna, të vaksinuarit me Pfizer kanë zhvilluar më shumë simptoma (0.44 për 1000 persona), shtrime në spital (0.55/1000), shtrime në ICU (0.10/1000) dhe vdekje ( 0,02 / 1000).
Rreziku më i ulët pas vaksinës Moderna u konfirmua për një periudhë më të gjatë kohore (korrik-shtator 2021), kur varianti Delta ishte tashmë i përhapur. Në këtë krahasim, rreziku për t’u diagnostikuar me Covid-19 gjatë 12 javëve pas vaksinimit ishte 6.54 raste për 1000 perona me Pfizer në krahasim me Moderna.
“Duke pasur parasysh efikasitetin e lartë të vaksinave Moderna dhe Pfizer, është e rekomandueshme që të gjithë të vaksinohemi me njërën nga vaksinat”, tha Dickerman.
Por megjithatë, nevojitet një vlerësim i mëtejshëm i efikasitetit dhe sigurisë të dy vaksinave mRNA.