Studimi: Shqiptarët, të parët në botë për nga kohëzgjatja e gjumit

Prishtinë | 04 Jan 2023 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Shqiptarët e duan gjumin aq shumë sa që renditen të parët në botë për nga kohëzgjataja e gjumit sipas një studimi të revistës “Nature”. Nga 63 kombësitë e hulumtuara, studimi tregoi se shqiptarët flinin më gjatë, mesatarisht 7 orë e 32 minuta në natë.

Kjo është dukshëm më shumë se mesatarja e japonezëve, me 6 orë e 38 minuta gjumë. Çfarë e shpjegon ndryshimin? Sipas studiuesve, kjo është për shkak të normave kulturore dhe gjerësisë gjeografike. Si shembull i të parës, artikulli citon dremitjen në vendin e punës, i cili “mund të jetë i keq në disa vende (p.sh., SHBA ose Franca), ndërkohë që konsiderohet normale nga fqinjët (p.sh. Spanja ose Italia).

Gjithashtu, Vendet e Lindjes së Largët, në veçanti Japonia, raportojnë më pak gjumë. Kjo mund të shpjegohet pjesërisht me kulturën e punës në këto vende. Japonia është i vetmi komb në botë ku 25% e punëtorëve të punësuar punojnë më shumë se 50 orë në javë.

i shembull i faktorit gjeografik, studiuesit i referohen një studimi të mëparshëm që tregon një divergjencë në kohëzgjatjet e gjumit në Kili, një vend veçanërisht i përshtatshëm për të studiuar dallimet në gjerësi. Ky studim zbuloi se kohëzgjatja mesatare e gjumit në ditët e punës ishte 7 orë e 55 minuta në veri dhe 8 orë 20 minuta në jug.

Me fjalë të tjera: Kilianët më afër ekuatorit flenë më pak se bashkatdhetarët e tyre kudo në vend.

Të ngjashme