Femrat janë të prira gjenetikisht të tradhtojnë, si “plan rezervë” nëse lidhja e tyre dështon.
Deklarata vjen nga Dr. David Buss nga Universiteti i Teksasit. Shkencëtarët në këtë universitet thonë se ato sfidojnë thënien se njerëzit evulojnë të kenë lidhje monogame.
Kërkimi i skuadrës u mbështet në “hipotezën e ndërrimit të partnerëve”, që thotë se njerëzit i testojnë lidhjet e tyre dhe kërkojnë për lidhje më të mira e afatgjata.
“Të ndahesh me një partner dhe të lidhesh me një tjetër, mund të jetë ndoshta mënyra më e zakonshme dhe primare e stregjisë së “çiftëzimit” te njerëzit”, thotë eksperti Buss.
Sipas tij, tradhtitë shërbejnë si një mënyrë për të pasur një plan “B”, duke mbajtur rezervë një partner, si një garanci për të ardhmen.