Stuhi dëbore në SHBA, ndërpriten fluturimet, mijëra njerëz pa energji elektrike

Prishtinë | 30 Jan 2022 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Erërat e forta dhe temperaturat në rënie kanë përfshirë Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara. Stuhia e dëborës ka lënë pa energji elektrike dhjetëra mijëra njerëz.

Dëbora “pushtoi” Virxhinia, Filadelfia, Nju Jorku, por Massachusetts mbajti peshën kryesore të stuhisë. Në qytetin e Sharonit dëbora arriti në 76 centimetra, raporton AP.

Stuhia e borës solli anulimin e fluturimeve në Massachusetts. Erërat frynë deri në 83 mph (134 km/h) në Cape Cod në Massachusetts. Në disa zona pati rrëshqitje të mëdha toke.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme