Stuhi në Australi, dallgë deri në 8 metra

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Bregu Perëndimor i Australisë po përgatitet për një nga stuhitë më të fuqishme të dekadës.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme kanë krijuar dallgë deri në tetë metra të larta. Stuhia e fuqishme është formuar nga cikloni tropikal Mangga, që është përplasur me temperaturat e ftohta.

Byroja e Meteorologjisë ka bërë të ditur se kjo është një prej stuhive më të fuqishme të dhjetë vjetëve të fundit dhe ka bërë thirrje për evakuimin e shtetit të Perthit. Raportohet se mbi 30 mijë shtëpi e biznese kanë mbetur pa energji elektrike në këtë shtet.

Erërat pritet të lëvizin me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë. Kjo stuhi pritet të vazhdojë edhe gjatë së hënës.

Të ngjashme