Gati 900.000 shtëpi në jug të Kanadasë kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e stuhive të ashpra që kanë goditur rajonet Ontario dhe Kuebek përgjatë fundjavës.
Shtatë njerëz janë vrarë nga rënia e druve dhe një grua ka vdekur pas përmbysjes së anijes në lumin Otava.
Sipas autoriteteve për motin në Kanada, shpejtësia e erërave ka shkuar në 132 kilometra në orë.
Kompanitë e energjisë elektrike kanë thënë se do të duhen disa ditë për të riparuar lidhjet. Stuhia e fuqishme ka shkulur drunjtë, ka penguar trafikun si dhe ka dëmtuar shtëpitë. Ekspertët kanë thënë se stuhia është shkaktuar nga një fenomen i rrallë i quajtur “dereço”. Ky fenomen shkaktohet kur disa stuhi lëvizëse bëhen bashkë dhe zakonisht kjo gjë ndodh në muajt e verës.