Së paku 134 vetura janë përfshirë në një seri të aksidenteve në Japoni sot, kur një stuhi e dëborës goditi një pjesë të autostradës, ndërsa ka vdekur një person dhe janë lënduar disa tjerë në kaosin, raporton Reuters.
Aksidentetet kanë ndodhur sot në autostradën “Tohoku Expressway” në veri të prefekturës Miyagi, përgjatë një rruge rreth 1 kilometra, ka njoftuar qeveria.
Autoritetet kishin vendosur kufizim të shpejtësisë në 50 kilometra në orë kur bora e madhe pengoi dukshmërinë, por nuk mjaftoi kjo për të parandaluar kaosin.
Rreth 200 persona janë përfshirë në aksidente, ku 12 prej tyre janë dërguar në spital.