Vala e të nxehtit që ka goditur Moskën, në mënyrë të befasishme është ndërprerë në orët e para të mëngjesit, nga një stuhi e tmerrshme.
Gjatë fundjavës temperaturat shkuan në 36 gradë celsius, kurse sot ndryshoi gjithçka në Rusi.
Në rrugën Pravda u shemb një kulm i shtëpisë, ndërsa kamerat e kanë filmuar këtë moment.
Fillimisht qielli u errësua, më pas pasuan erërat e forta që merrnin gjithçka që u dilte përpara. Pamjet e këtyre momenteve u publikuan në rrjete sociale.
Por ajo çfarë e karakterizoi më së shumti këtë ngjarje ishte rrufeja që goditi një nënstacion në qytetin Shelkovo në lindje të Moskës – duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe një aksident.
Pamje të tjera gjithashtu regjistruan momentin kur një erë e fortë rrëzoi një vinç ndërtimi që ra në vijën e transmetimit. Disa prej ndërtesave mbetën pa çati.
Sipas medieve ruse, Avenue Vernadsky ishte plotësisht nën ujë, prandaj trafiku u ndal.