Aktorët e shumëpëlqyer të humorit, Stupcat, do të jenë pjesë e hit-serialit “O Sa Mirë”.
Seria e popullarizuar komike vazhdon të sjellë risi nga më të veçantat për ndjekësit e vet dhe një ndër to është edhe përfshirja e Stupcave në këtë serial.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja që pjesë e komedisë televizive të jenë yjet e mirënjohur të humorit.
Nuk ka dyshim se fansat mezi e presin një kombinim të yjeve të “O Sa Mirë” me Stupcat që do të rezultojë fantastik.