Analisti Halil Matoshi ka pyetur Ministrinë e Punëve të Jashtme se çka po fsheh për shpenzimet e bashkëshortit të presidentes, Prindon Sadriu, i cili është zyrtar në MPJ.
Këtë pyetje Matoshi po ia parashtron pasi Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës u dënua më 13 mijë euro gjobë për shkak se ka refuzuar që t’i japë faturat e shpenzimeve të diplomatit.
“Çka po fsheh Ministria e Jashtme? Mediat do të duhej me qenë kryefjala sot dhe me e detyru MPJ ose me i publiku shpenzimet e zyrtarit të saj ose me pague gjobë 300 mijë €! Të gjitha mediat online (të shkrueme dhe elektronike (TË GJITHA) ish dashtë me kërku përgjigje nga Ministria e Jashtme – simas Ligjit për qasje në dokumentet zyrtare – për shpenzimet e diplomatit Prindon Sadriu, i cili ka qef me e quejt edhe Zotnia i Parë në shtet!”, ka shkruar Matoshi.
Matoshi propozon që të gjitha mediat, pa përjashtim, duhet t’i kërkojnë llogari Ministrisë për shpenzimet e Sadriut.
“Nëse MPJ asht dënu 13 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, për fshehje të të dhanave zyrtare, mediat asht dasht me e “bombardu” këtë dikaster me të njajtën kërkesë, të gjitha dhe papërjashtim! P.S. Nëse gazetarja Mira Avdimetaj mbetët e vetme, kjo asht betejë e humbun për të gjitha mediat kosovare!”.