Luis Suarez beson se trajneri i shumë kritikuar i Barcelonës Ernesto Valverde nuk është përgjegjës për disfatën e katalonasve në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit.
Barcelona u mposht në mënyrë tronditëse nga Atletico Madridi, me rezultat 3:2, në gjysmëfinalen e së enjtes në Kupën e Mbretit, shkaku i dy golave të shënuar afër fundit të ndeshjes nga madrilenët.
Fillimisht kishte qenë pikërisht Atletico që kishte kaluar në epërsi përmes golit të shënuar nga Koke, mirëpo Barcelona e kishte përmbysur rezultat falë golave të Lionel Messit dhe Antoine Griezmannit.
Megjithatë, skuadra e Diego Simeones arriti të shënojë dy herë brenda dhjetë minutave të fundit të ndeshjes dhe e siguroi kështu një vend në finalen e madhe me Real Madridin.
Ky rezultat bëri që të ngrihen sërish dyshimet për të ardhmen e Valverdes në Barcelonës, mirëpo Suarezi i doli në mbrojtje 55-vjeçarit pas ndeshjes.
“Valverde s’i ka fajet, ishim ne që i bëmë gabimet dhe ishin gabime që s’duhet t’i bëjmë”, tha Suarezi, pas ndeshjes.
“Nuk e di nëse disfatat do të na ndihmojnë të rritemi, por kjo disfatë na tregon se ka shumë gjëra në të cilat duhet të përmirësohemi”.
“Kjo na tregon se kemi gabime të cilat nuk duhet t’i bëjmë sepse kishim qenë në kontroll të ndeshjes dhe pastaj i lejuam të na godasin përmes kundërsulmeve”.