Denis Suarez s’po do më që të qëndrojë në Barcelonë.
Mesfushori i cili sezonin e fundit e kaloi te Arsenal në formë huazimi, është i gatshëm që ta lë kampionin e Spanjës për të kërkuar hapësirë loje.
El Larguero raporton se ai megjithatë dëshiron që të luajë në kampionatin spanjoll.
“Dua që ta lë Barcelonë që të luaj”, ka thënë ai.
“Qëllimi im është të qëndrojë në La Liga. Kam qenë në Barcelonë për dy muaj që të shërohem nga lëndimi, por askush nga klubi nuk më ka kontaktuar”.
Suarez ka kontratë në Camp Nou deri më 2021 dhe ka qenë i lidhur me një kalim te Valencia, klub që ka konfirmuar interesimin për të.