Goli i shënuar në minutat e fundit të ndeshjes kundër Villarrealit i dha më shumë se vetëm një pikë Barcelonës, pasi që ai gol do të thotë që Luis Saurez shkruhet në histori të La Ligës.
Me golin e shënuar në Estadio de la Ceramica, Luis Suarezi e barazoi rekordin e Diego Forlanit, si golashënuesi më i mirë uruguaian në ligën spanjolle.
Suarezi e shënoi mbrëmë golin e 128-të në La Liga. Këtë shifër ai e arriti në 160 ndeshje, 80 më pak sesa që i ishin nevojitur Forlanit.
Që kur u transferua në Camp Nou në vitin 2014, Suarezi e ngriti standardin edhe më shumë për futbollistët e tjerë uruguaian. Me rekordin e tij të ri, çdo bashkëkombës i tij që do të luajë në Spanjë gjatë karrierës do të krahasohet me yllin e Barcelonës.
Pasi që kontrata e tij nuk përfundon deri në vitin 2021, Suarezi ka kohë për të shtuar edhe më shumë gola në rekordin e tij mbresëlënës.