Vendimi se ku t’i varë atletet, do të jetë vetëm i Messit.
Luis Suarez ka folur sërish për shokun e ngushtë, Lionel Messin.
Duke mos zbuluar asgjë për të ardhmen e argjentinasit, që duket larg Barcelonës, Suarez ka folur për kohën kur do t’i varë 33-vjeçari atletet.
“Këtë mbrëmje kam folur me të, ishte shumë i lumtur për fitoren kundër Granadës. Po luan në nivele të larta, është më i miri në botë”, tha Suarez.
“Messi do të pensionohet kudo që ai dëshiron, ai do të vendos nëse do të jetë në Barcelonë, Argjentinë apo kudo qoftë”.