Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez mund të largohet gjatë verës.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se uruguaiani ka vendosur që t’i jap fund aventurës me madrilenët pas përfundimit të sezonit.
Së fundmi për sulmuesin 34-vjeçar interesim ka shprehur skuadra amerikane Interi Miami.
Madje thuhet se klubi që është nën pronësinë e David Beckhamit i ka ofruar lojtari pagë të majme për ta bindur të transferohet në SHBA.
Për Suarezin interesim ka shprehur edhe Liverpooli, ekip me të cilin u aktivizua në vitin 2014.
Këtë edicion Suarez në 33 ndeshje ka shënuar 19 gola dhe ka bërë dy asistime