Suedezët nuk kanë mësuar akoma nëse duhet të mbajnë maska për fytyrën, pasi vendi po rrezikohet me një shpërthim të ri me rastet COVID-19.
Në një konferencë për shtyp në Stokholm, Johan Carlson, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Shëndetit Publik të Suedisë, tha se çështja për maskat nuk është edhe aq e thjeshtë. Sondazhet tregojnë se një numër në rritje i suedezëve duan që vendosja e maskave të jetë obliguese edhe në transportin publik, raporton bloomberg.
“Është e rëndësishme të gjesh fushat e përdorimit që nuk kanë efekte anësore negative”, tha Carlson. “Dhe ne e kemi fare të qartë sepse përdorimi i përgjithshëm në mesin e popullatës nuk është shumë e qëndrueshme”, shtoi ai.
Maska janë shembulli i fundit i statusit më të gjerë të Suedisë në trajtimin e pandemisë. Epidemiologu i shtetit, Anders Tegnell ka argumentuar se ato ofrojnë një sens të rremë të sigurisë dhe nuk ka rekomanduar përdorimin e tyre, transmeton Telegrafi.
Dyqanet, restorantet, palestrat dhe shkollat kanë mbetur të hapura gjatë gjithë kohës së pandemisë, por tani Carlson pohon se tani ka shenja se normat e rasteve përsëri mund të rriten.
“Ne nuk mund të ulemi dhe të pushojmë”, tha ai duke shtuar se “Ekziston një rrezik i madh i shpërthimeve të reja edhe në këtë vend, gjithashtu edhe në formën e një transmetimi më të përhapur”.
Në javën e kaluar, Suedia regjistroi 30 raste ditore për një milion banorë, gjegjësisht gjatë muajit të kaluar kishte njëzet të infektuar brenda 24 orëve.
Vendimi i Suedisë për të shmangur një bllokim të plotë tashmë ka rezultuar me numër më të lartë të vdekjeve sesa në rajonin Nordik.