Pjesa e parë e ndeshjes Suedi – Zvicër është mbyllur pa gola pas shpërdorimeve të rasteve nga të dy përfaqësueset.
Portieri Yann Sommer shpëtoi Zvicrën në minutën e 28 kur priti gjuajtjen e Marcus Bergut ndërsa Albin Ekdal gjuajti pak metra nga korniza e portës pas harkimit të Mikael Lustigut në minutën e 41.
Edhe Zvicra ka mundur shumë lehtë të kalojë në epërsi sikur Blerim Xhemajli të shndërronte në gol një pasim të pranuar nga ana e majtë, por goditja e tij ishte aq e fuqishme sa shkoi disa metra mbi portë.