Suedia e hapur për ta kthyer Sadikun e pafat

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 09:13 | Nga

Në përfaqësuesen e Suedisë nuk mbajnë inate që mesfushori kosovar Loret Sadiku vendosi t’i lërë në vitin 2013, fillimisht për Shqipërinë e më pas për Kosovën.

Sadiku do të jetë i mirëpritur te Suedia, nëse ka dëshirë të kthehet, por edhe nëse e meriton ftesën.

Ndihmësi i seleksionuesit të Suedisë Janne Andersson, Peter Wettergren, ka thënë se Sadiku e ka derën e hapur te Suedia. Por thotë se fanellën e Suedisë duhet ta meritojë, duke bërë paraqitje të mira me klubin.

“Lojtarët e mirë të futbollit janë gjithmonë të mirëpritur. Nuk e di situatën e tij, por natyrisht se do të interesohem kur të kthehem nga pushimi”, ka thënë Wettergren të enjten për “Football Channel”, njoftoi “fotbollskanalen.se” të enjten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme