Këngëtarja suedeze Loreen është fituese e “Eurovision 2023”, finalja e të cilit u mbajt sonte në Liverpool.
Me 583 pikë, Suedia ka fituar vendin e parë të edicionit të sivjetmë, duke lënë prapa Finlandën.
Kjo e fundit mori më së shumti vota të publikut, në fund të kombinuara me ato të jurisë u ndal në 526 pikë.
Në vend të tretë doli Izraeli me 362 pikë
Shqipëria e cila përfundoi e 22-ta, nga 26 shtete pjesëmarrëse në natën finale. Albina Kelmendi me familjen e saj, të cilët e përfaqësuan Shqipërinë, me këngën “Duje” morën gjithsej 76 pikë.
Shqipëria mori vetëm 17 vota nga juritë e shteteve dhe 59 nga publiku.